Integrimi
Shqiptari shpëton të tjerët por zjarri i merr gjithë çfarë ka pasur
Gruaja e cila ka pësuar lëndime në krah është duke u shëruar në spital dhe nuk është në rrezik jete. Por shpëtimtari i jetës së saj me gjithë familjen, ka humbur gjithçka që ka pasur, pasi që i është djegur banesa
Një shqiptar i ri ka shpëtuar qendrën e refugjatëve nga një katastrofë e vërtetë. Por me këtë rast ai vetë ka humbur gjithë çfarë ka pasur, shkruan waz.de. Ai, siç pohon policia në Hagen, në mbrëmjen e të premtes, e ka shpëtuar nga vdekja një grua 27 vjeçare nga Taxhikistani, e cila i kishte vënë zjarrin dhomës së saj dhe donte të vetëvritej, transmeton albinfo.ch. Shqiptari, i cili jeton me gruan dhe djalin e tij 9 muajsh në një banesë me kuzhinë të përbashkët kishte dëgjuar thirrjet e gruas dhe kishte shkruar për t`i ofruar ndihmë, duke e evituar katastrofën.
“Ai ia ka shpëtuar jetën asaj”, thotë pastori i kishës protestante lokale Thomas Gerlach.
Ndërkohë, gruaja e cila ka pësuar lëndime në krah është duke u shëruar në spital dhe nuk është në rrezik jete. Por shpëtimtari i jetës së saj me gjithë familjen, ka humbur gjithçka që ka pasur, pasi që i është djegur banesa.
Për këtë arsye pastori Gerlach ka iniciuar të premten një aksion për të ndihmuar shqiptarin e ri. Ai ka vendosur kontakt me Caritasin për të organizuar dhurimin e artikujve ushqimorë, veshmbathjes dhe mbulesave për shtretër. “Familja e dëmtuar nuk ka nevojë për shumë gjëra”, thotë prifti, përcjell albinfo.ch. “Por aktualisht ajo nuk ka asgjë fare”.
Shpëtimtari nuk kishte mundur të shpëtonte as telefonin e tij celular nga banesa për t`i telefonuar punëdhënësit të vet të ri në qytetin fqinj se për shkaqe objektive nuk mund të shkonte në punë atë ditë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën