E-Diaspora

Shqiptari i shumëkërkuar nga policia zvicerane

Ai akuzohet se ka grabitur dhjetëra banesa, derisa ka pasur shumë ankesa nga qytetarët. Marku është bërë i pakapshëm edhe për policinë zvicerane që ka kërkuar ndihmë për ta arrestuar shqiptarin

Policia zvicerane është vënë në kërkim të një shqiptari, i cili dyshohet ka se ka grabitur dhjetëra banesa në qytetin e St. Gallenit.

Siç shkruan ‘Blick’ bëhet fjalë për 42-vjeçarin nga Shqipëria, B. Marku, përcjell albinfo.ch.

Ai akuzohet se ka grabitur dhjetëra banesa, derisa ka pasur shumë ankesa nga qytetarët. Marku është bërë i pakapshëm edhe për policinë zvicerane që ka kërkuar ndihmë për ta arrestuar shqiptarin.

‘Taktika’ e tij është që të grabitë shtëpitë kryesisht në periferi të qytetit, derisa shumica e vjedhjeve kanë qenë natën.

Arrestimi i tij është kthyer në prioritet dhe tashmë edhe policia e Valais dhe Vallis po e kërkon shqiptarin. ‘Blick’ ka postuar edhe fotografinë e tij. Ai është i gjatë 174 centimetra i gjatë, ka sy ngjyrë kafe, derisa flet shqip dhe italisht.