Jeta në Zvicër

Shtohen linjat ajrore mes Sionit dhe Britanisë së Madhe

Linjat janë shtuar, duke sjellë vizitorë Britani e Madhe më afër vendpushimeve të mëdha të skive në Valais, përfshirë Zermatt, Verbier dhe Crans-Montana

Linjat ajrore ndërkombëtare zvicerane do të ofrojnë fluturime shtesë midis aeroportit të Sionit në Valais dhe atë të Londrës, Heathrow këtë dimër, duke zgjeruar rrugën që u zhvillua për dy javë sezonin e kaluar, shkruan “The Local”.

Një fluturim i rregullt i së shtunës do të operojë midis dy aeroporteve nga janari, duke shtuar në fluturimet e shkurtit që kanë qenë deri më tani, përcjell albinfo.ch.

Gjithsej tetë udhëtime do të ofrohen gjatë sezonit, duke sjellë vizitorë Britani e Madhe më afër vendpushimeve të mëdha të skive në Valais, përfshirë Zermatt, Verbier dhe Crans-Montana.

Çmimet fillojnë nga 64/83 funte/franga në një drejtim.

Ky është aktiviteti i parë në përgatitjet që Sioni po bën për organizimin e Lojërat Olimpike Dimërore më 2026 dhe paraolimpike.

Edhe Komiteti Olimpik Zviceran po mbështet planet e Sionit, që do të përfshijë bashkëpunimin me kantonin e Vaudit, megjithatë vendimi për ofertë duhet të miratohet ende nga qeveria zvicerane, që do të ndodhë në tetor.