E-Diaspora

Si e festuan 10 vjetorin e Pavarësisë shqiptarët në Thun

Me vallëzime, këngë dhe fjalime u përkujtua kjo ditë e madhe e historisë më të re e popullit shqiptar

Jubileun e shtetit të Kosovës e kanë festuar edhe shqiptarët në Thun të Bernës me një mbrëmje muzikore, e në mesin e të cilëve morën pjesë edhe mysafirë zviceranë.

Me vallëzime, këngë dhe fjalime u përkujtua kjo ditë e madhe e historisë më të re e popullit shqiptar.

Anëtarët e Shoqatës “Atdheu” edhe kësaj radhe kishin përgatitur diçka të veçantë si recitim nga nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe të shkollës së Heimbergut, këngë e valle nga veteranet e Grupit të Vallëzimit dhe një referat, të përgatitur nga mësuesja Artila Berisha, përcjell albinfo.ch.

“Kësaj radhe për të mirë dhe jo si në vitin 1992 kur ne u përballëm me paragjykime të mëdha dhe me një diskriminim”, ka thënë Hilmi Gashi.

Sipas tij, shqiptarët sot janë pjesë vitale dhe kontribuuese e kësaj shoqërie dhe të njëjtën kohë edhe ura më e mirë lidhëse mes Kosovës dhe Zvicrës. Veterani dhe nënkryetari i shoqatës “Atdheu”, Ramë Tetaj bëri thirrje edhe njëherë te mërgata e Thunit të mbështetin shoqatën dhe aktivitetet e saj.