E-Diaspora
Si e ndihmon Donis Avdijaj ekipin austriak?
Donisi në Austri nuk njihet vetëm për golat e tij, por edhe për provokimet që ua bën futbollistëve kundërshtarë, që jo rrallë janë edhe të qëllimshme.
Donis Avdijaj është një lojtar i talentuar i futbollit. Gjatë afatit kalimtar të dimrit ai nga Schalke u huazua në ekipin austriak Strum Graz. Edhe pse vetëm 18-vjeçar, vlera e kartonit të tij llogaritet 49 milionë euro, andaj pas një kohe Donis Avdijaj pritet të kthehet sërish në ekipin gjerman, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2019.
Prej ardhjes se tij në Sturm Graz, lojtari shqiptar ka arritur të ndihmojë ekipin e Sturmit, i cili aktualisht gjendet në vendin e katërt në tabelë. Donisi në Austri nuk njihet vetëm për golat e tij, por edhe për provokimet që ua bën futbollistëve kundërshtarë, që jo rrallë janë edhe të qëllimshme. “Unë i provokoj të gjithë kundërshtarët e mi, që ata të përqendrohen tek unë, e që pastaj shokët e mi ta kanë më të lehtë lojën në fushë”, ka thënë ai për gazetën austriake “kleinezeitung.at”, transmeton albinfo.ch. A mundet një 18-vjeçar të jetë kaq i pashpirt?, pyet gazeta: “Këtë mund ta besosh ti apo jo, për mua s’ka rëndësi”, përgjigjet ai, transmeton albinfo.ch.
Që në fëmijëri u dallua talenti i tij
Në fëmijërinë e tij ai ka tërhequr vëmendjen duke shënuar gola të shumta. Që atëherë top klubet evropiane ishin të vetëdijshme për talentin e tij. Por ekipi i Schalkës bëri kontratë të shpejtë me të, duke kërkuar nga ekipet e interesuara të paguajnë shumën prej 49 milionë eurosh për kartonin e tij. “Shifrat nuk më interesojnë. Unë dua të luaj futboll”, thotë Avdijaj.
Sulmuesi shqiptar është duke bërë një punë të mirë te klubi i Sturmit. Për nëntë ndeshje sa ka luajtur, ai ka shënuar tre gola dhe tri asistime. “Jo keq a?”, thotë ai.
Donis Avdijaj është i lindur në Osnabruck të Gjermanisë, ndërsa prejardhjen e ka nga Istogu.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën