Sport

Skandal në futbollin zviceran, presidenti i Sionit sulmon ish-trajnerin e njohur

Presidenti i skuadrës së Sionit, Christian Constantin ka sulmuar Rolf Fringer. Ky është cilësuar si skandal në futbollin zviceran

Një gjë e shëmtuar ka ndodhur në futbollin zviceran. Mediat zvicerane raportojnë se presidenti i skuadrës së Sionit, Christian Constantin ka sulmuar Rolf Fringer, përcjell albinfo.ch.

Fringer ka qenë trajner i disa skuadrave zvicerane, derisa tashmë është analist në “Teleclub”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet Luganos dhe Sionit, ku skuadra e Sionit fitoi 2:1, me golin e dytë të realizuar nga mesfushori shqiptar, Ermir Lenjani.

Fringer e kishte menaxhimin e klubit të Sionit, dhe kjo nuk i ka pëlqyer presidentit, i cili e ka sulmuar, kurse pas ndeshjes nuk ka kërkuar falje.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka filluar procedurat ndaj presidentit, derisa në Zvicër ka filluar gjyqi publik kundër tij, i cili është i njohur si personazh problematik.

“Ai më ka sulmuar e kritikuar gjatë gjithë javës. Ne do ta padisim për shpifje. Pse duhet të kërkoj falje. Dikush duhet ta ndalojë atë”, ka thënë presidenti i Sionit.

Fringer ka mbetur i befasuar me sulmin ndaj tij. Ai ka thënë se është goditur dhe ka rënë në tokë.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=nI4VpUi2yR8