Sport

Skuadra italiane dëshiron t’i bashkojë vëllezërit shqiptarë

Vëllezërit Ajeti mund të bashkohen sërish. Kësaj radhe në fushën e blertë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Arlind dhe Albian Ajeti mund të bashkohen te skuadra italiane, Spal, raporton albinfo.ch.

Kjo skuadër është ngjitur në Serie A këtë sezon dhe dëshiron të përforcohet si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Për këtë arsye ata kërkojnë siguri në mbrojtje, dhe Arlind Ajeti është emri i duhur. Ai nuk është më në planet e Torinos dhe është e sigurt se do të largohet nga skuadra e Sinisa Mihajloviq.

Mediat italiane shtojnë se përveç Arlindit, Spal është e interesuar edhe për sulmuesin Albian Ajeti. Ai shkëlqeu me St. Gallenin në sezonin e fundit duke shënuar dhjetë gola, kurse është vetëm 20-vjeçar dhe me të ardhme të sigurt.