Lajme

Socialistët prijnë bindshëm në zgjedhjet e djeshme në Shqipëri

Edhe pse deri më tani janë numëruar vetëm një qerek i votave, rezultatet e nxjerrin bindshëm fitues PS-në me rreth 51 për qind, kundrejt rivalit Partisë Demokratike të Lulzim Bashës me 27 për qind.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama është duke udhëhequr bindshëm në Shqipëri në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Edhe pse deri më tani janë numëruar vetëm një çerek i votave, rezultatet e nxjerrin bindshëm fitues PS-në me rreth 51 për qind, kundrejt rivalit Partisë Demokratike të Lulzim Bashës me 27 për qind.

Edhe më keq në numërimin e deritanishëm ka dal Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës me 15 për qind, ndërsa Lëvizja Libra, që drejtohej nga shkrimtari dhe i cilësuar reformatori i PS-së, Ben Blushi ka mbetur me vetëm 1 .3 për qind.

Deri më tani janë numëruar më shumë 1700 kuti vitimi, nga 5363 sa janë gjithësejt.

Spas ezultatave, që vijnë nga qendrat e numërimit.

PS 173,072 ose ndryshe 51.33%

PD 93,459 ose ndryshe 27.72%

LSI 53,484 ose ndryshe 15.86%

Sipas këtyre numrave, deri tani PS ka fituar 76 mandate, PD 38, LSI 20, PDIU 3, PSD 1.