Sport

Sonte dueli i vitit në boks

Meçi do të zhvillohet në stadiumin e Londër ‘Wembley’, ku pritet të jenë rreth 90 mijë shikues në stadium

Në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës sonte do të zhvillohet meçi i cilësuar si i vitit dhe shumëkush edhe i shekullit ndërmjet ukrainasit, Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua, shkruan albinfo.ch.

Klitschko është i bindur se do të fitojë, madje pa problem. “Ndihem i ri, i uritur dhe nuk ka asnjë dilemë se do të triumfojë. Jam i përqendruar maksimalisht për t’i arritur synimet e mia”, është shprehur ukrainasi.

Po aq optimist është edhe Joshua. “Nuk kam aspak frikë. Jam një luftëtar dhe do të hyjë për të triumfuar”, theksoi Joshua.

Dueli do të zhvillohet para rreth 90 mijë shikuesve në Londër, dhe do të fillon nga ora 20:30, ku do të ketë edhe parameçe.

http://www.klitschko.com/home/