Kultura

Soprano shqiptare po e realizon ëndrrën e saj

“Shumë punë dhe shumë përkushtim, por e lumtur që më në fund po arrij të realizoj ëndrrën time!”, ka thënë Elbenita Kajtazi

 

Soprano shqiptare, Elbenita Kajtazi, e cila jeton në Zvicër, gjithnjë e më shumë po ka suksese në skenën evropiane e botërore. Ajo këtë po e arrin vetëm me punë dhe përkushtim të madh, shkruan albinfo.ch.

 

Ajo në “Facebook”, ka njoftuar rolet dhe datat e shfaqjeve në teatrin “AaltoMusicTheater”.

 

“Miq të dashur ndjehem e lumtur që më në fund mund t’i ndaj me ju datat dhe rolet e shfaqjeve të sezonit të ardhshëm në teatrin ‘AaltoMusicTheater’”, ka njoftuar ajo në “Facebook”.

 

Ajo ka publikuar të gjitha datat e shfaqjeve. “Shumë punë dhe shumë përkushtim, por e lumtur që më në fund po arrij të realizoj ëndrrën time!”, ka shtuar ajo.