Autotech

Spotify paditet për 1.6 miliardë dollarë

Kompania për transmetim të muzikës, Spotify, është paditur nga Wixen Music Publishing për përdorim pa leje të mijëra këngëve “pa licencë dhe pa kompensim për publikuesit”.

Wixen, një licencues i këngëve të njohura si “Free Fallin” nga Tom Petty dhe “Light My Fire” nga the Doors e me këngëtarë të njohur pjesë të saj, po kërkon dëmshpërblim prej së paku 1.6 miliardë dollarësh.

Spotify ka dështuar të marrë leje nga Wixen për të riprodhuar dhe shpërndarë këngët, ka njoftuar Wixen, në padinë e dorëzuar në Gjykatën Federale në Kaliforni, transmeton Albinfo.ch.

Në anën tjetër, Spotify nuk ka komentuar akuzën.

Në maj, kompania suedeze ishte pajtuar të paguajë më shumë se 43 milionë dollarë për të ndalur një padi për dështimin e pagesës së disa detyrimeve që kishte ndaj disa këngëve.

Spotify është rritur për 20 për qind në vlerën e saj në muajt e fundit. Ajo vlerësohet rreth 19 miliardë dollarë.