Lajme

Kosova afër anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Të premten shpallet vendimi zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në IOC?

Komiteti Olimpik i Kosovës pritet që këtë javë të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe me këtë rast, sportistët e Kosovës do të jenë të barabartë me të tjerët në sportet olimpike.

Burime të afërta me albinfo.ch kanë konfirmuar sot se çështja e antarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombtar, do të diskutohet gjatë mbledhjes së bordit ekzekutiv që do të zgjasë deri të premtën pas dite. 

Burimet njoftojnë se vendimi do të shpallet të premtën më anë të një kumtese për shtyp.