E-Diaspora

Në Prishtinë u promovua libri për Gërvallajt “Shtëpia në rrugë”

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë të premeën është promovuar libri me kujtime i autorit Avdyl Gërvalla (vëallit të dëshmorëve Jusuf dhe Bardhosh Gëvalla), me titull “Shtëpia në rrugë” (Kujtime me vëllain Hysenin, Jusufin, Bardhoshin dhe Nonen tonë Ajeshe).

Ky libër, të cilin e ka botuar shtëpia botuese “Faik Konica” nga Prishtna, pëmban përshkrime të jetës, ngjarje reale, emocionale, sa të hidhura, ashtu edhe të bukura, të fëmijërisë së vëllezërve Hysen, Jusuf, Bardhosh e Avdyli Gërvalla, së bashku me nënën e tyre, Ajshen.

 Duke e prazantuar librin, autori, Avdyl Gërvalla, tha se nxitje për ta botuar këtë libër ka qenë vëllai i tij, Bardhoshi, sepse, sipas tij, ky libër pëmban edhe një pjesë të ditarit të Bardhosh Gërvallës.
 
Në promovim ka folur edhe e bija e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, e ciala tha se pjesët të cilat i përmbledh libri “Shtëpia në rrugë” i ka të njohura qysh nga fëmijëria e saj. 
 
Ajo me këtë rast tha se e bukura e këtij libri është se ai e ka një rrëfim për Bardhosh Gërvallën, i cili, sipas saj, kishte qenë ndër njerëzit mëmbresëlënës që ajo kishte takuar ndonjëherë.
 
Në këtë promovim, ndërkaq, ka folur edhe botuesi, Nazmi Rrhamani, si dhe janë interpretuar disa këngë të Jusuf Gërvallës.