Shkurt.ch

Gjykata Evropiane: Ndalohet shëtitja lakuriq në publik

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka hedhur poshtë ankesën e një britaniku, i cili kishte kërkuar t’i mundësohet shëtitja i zhveshur në publik.

Stephen Peter Gow, të cilin gazetat britanike e kanë quajtur “endacakun lakuriq”, pas paralajmërimeve se në këmbë tërësisht i zhveshur do të kalojë vendin, është dënuar disa herë në Skoci për prishjen e rendit publik, si dhe për sulmet ndaj gjyqtarëve para të cilëve u shfaq “nudo”.

Ithtar i “lakuriqësisë” kaloi shtatë vjet në burgjet britanike, kryesisht në burgje në një dhomë, në mënyrë që të mos i shqetësojë të burgosurit e tjerë.

Gjykata e Strasburgut, të cilës iu drejtua për “shkelje të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për privatësi”, tha se dënimet ishin megjithatë “të ashpra”, por kanë theksuar edhe “përgjegjësinë e tij personale”.

Ai i kërkon që të tjerët të jenë tolerant me të, por Gow është i detyruar të tregojë durim dhe mirëkuptim të bashkëqytetarëve të tij, thotë gjykata në shpjegim.

Sjellja e tij është në kundërshtim me rregullat e edukatës në të gjitha shoqëritë moderne demokratike, përfundoi gjykata në Strasburg.

Për sa i përket respektimit  të së drejtës së privatësisë, Gjykata konstatoi se nuk lejon që individët të punojnë çdo gjë që dëshirojnë në publik, thanë gjyqtarët evropianë.