Shkurt.ch

Kurse për ata që kanë frikë të udhëtojnë me aeroplanë

Për ata që ende kanë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, kompania British Airways ofron kurse për sigurinë e fluturimeve ku ata mund të mësojnë në detaje se si duhet të veprojnë në raste emegjence

Trajnimi realizohet afër aeroportit Hithrow në Londër brenda një kabine simulimi me lëvizje të plotë. I njëjti model që përdoret për trajnimin e ekuipazhit të British Airways.

Ndjesia e të qënit në bordin e aeroplanit gjatë fluturimit është autentike. Kursi fillon si një fluturim i zakonshëm.  

Por gjërat përkeqësohen menjëherë. Pas një uljeje emergjente, pasagjerët duhet të evakuojnë aeroplanin. 

Instruktori Andy Clubb thotë se përsëritja e procedurës së sigrisë shton besimin tek pasagjerët.

“Fillojmë me një ushtrim emergjence dhe evakuimi që i bën njerëzit të mendojnë. Ata mësojnë se duhet ti kushtojnë vëmendje masave të sigurisë.”, tranmseton VoA 

Pjesmarrësit po ashtu praktikojnë uljen në ujë, hapjen e derës së emergjecës dhe rrëshqitjen në tubacionet me ajër. Ata shikojnë demostrimin e përdorimit të paisjeve të emergjencës.