Jeta në Zvicër

Swiss ka anuluar fluturimet për në Izrael

"Siguria e udhëtarëve është prioritet. Duhen dëshmi të qëndrueshme se mbrojtja e aeroportit nga raketat që vien nga Gaza është e sigurt

Kompania Ajrore Zvicerane Swiss do të vazhdojë edhe te premten (sot) të mos organizojë fluturime për në Izrael, Tel Aviv. Këtë veprim ajo e bën në kuadër të kompanisë gjermane Lufthansa, pjesë e të cilës është. Lufthansa me kompanitë që i përgjigjen asaj ka anuluar 16 fluturime për në Izrael. Bëhet fjalë për fluturimet nga Cyrihu, Frankfurti, Munihu, Këlni, Vjena dhe Brukseli. Një vendim të tillë kompania gjermane e ka marrë duke arsyetar se prioritetin më të lartë duhet ta ketë siguria e pasagjerëve.

Një zëdhënës ka thënë se është e vërtetë se autoritetet izraelite të aeroporteve po bëjnë përpjekje për siguri, por duhen dëshmi të qëndrueshme se mbrojtja e aeroportit nga raketat që vien nga Gaza është e sigurt.

Frikën nga raketat e ka ngjallur një njoftim se të martën një raketë nga Gaza ka shpërher vetëm një kilometër larg aeroportit të Tel Avivit. Me atë rast, kompanitë amerikane kishin anuluar përkohësisht fluturimet. Nga e enjtja, ato kanë filluar sërish të mbajnë linjat e tyre për Izrael.