Sport

Stadiumi kombëtar i Kosovës ndërtohet në Drenas

Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc, ndërsa punimet do të nisin vitin e ardhshëm

Stadiumi kombëtar i Kosovës do të ndërtohet në Drenas. Kështu ka vendosur sot Qeveria e Kosovës duke aprovuar kërkesën e ministrit Kujtim Gashi.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë vërejtje për këtë lokacion, rreth 14 kilometra larg Prishtinës, duke e hedhur poshtë opsionin e përzgjedhur nga qeveria e shkuar e që ishte Bërnica, shkruan Albinfo.ch.

Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc, ndërsa punimet do të nisin vitin e ardhshëm.

Për stadiumin e Kosovës kishte shumë debate, duke e cilësuar vendimin politik, pasi fillimisht ishte caktuar në Bërnicë.