Sport

Stërvitje speciale e Zvicrës, portierët me syze

Syzet ndihmojnë në paraqitjen e tyre dhe janë të prodhuara “VisionUp” dhe kushtojnë 420 euro

 

Stërvitja e Zvicrës ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Aty është parë portierët duke u stërvitur me syze dhe kjo ka zgjuar kërshërinë e të gjithëve.

 

“Gazzetta Dello Sport”, shkruan se dy portierët Yann Sommer e Marwin Hitz janë shfaqur gjatë seancave me disa syze të zeza.

 

Këto syze mund t’iu ndihmojnë në paraqitjen e tyre, derisa evitojnë degradimin e shikueshmërisë të syrit në vite, përcjell albinfo.ch.

 

Syzet funksionojnë me bateri dhe sipas  krijuesit të tyre, pas një përdorimi të gjatë të krijojnë një efekt ngadalësimi duke reaguar ndaj mbylljes së qepallave për të të dhënë mundësinë që të reagosh më shpejt, një nga aftësitë kryesore që duhet të kenë portierët.

 

Këto syze prodhohen nga “VisionUp” ndërsa kushtojnë 420 euro.

 

http://video.gazzetta.it/portieri-svizzeri-sommer-hitz-allenamento-occhiali-strobo/8e8fe200-0ef8-11e7-9fc8-d4e9d309d86c