E-Diaspora

Strasburgu i jep të drejtë Zvicrës: Dëbimi i “raserit” shqiptar në Maqedoni

Dëbimi i një qytetari nga Maqedonia nuk shkel të drejtën e jetës familjare, kështu ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg duke konfirmuar vendimin e një gjykate zvicerane.

Siç raporton SRF, shqiptari me origjinë nga Maqedonia ka kryer tashmë një vepër penale para se ai ka humbur kontrollin e automjetit të tij në vitin 2000. Në një aksident të rëndë komunikacioni, pasagjeri i tij vdiq, përcjell albinfo.ch.

Gjykata e lartë zvicerane e dënoi me burgim. Ndërsa Zyra e Emigracionit ka vendosur dëbimin e tij në Maqedoni.