Sport

Suksesi i xhudistëve, Pacolli falendëron Norën, Akilin dhe Distrian

“Faleminderit që e renditet Kosovën në rendin e parë, Bravo Nora, bravo Akil, bravo Distria, bravo Driton, jeni krenaria jonë!"

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në facebook ka ka falënderuar xhudistët kosovarë Nora Gjakovën, Akil Gjakovën, Distria Krsniqin dhe trajnerin e tyre Driton Kuken, për renditjen e Kosovës në rend të parë.

“Faleminderit që e renditet Kosovën në rendin e parë, Bravo Nora, bravo Akil, bravo Distria, bravo Driton, jeni krenaria jonë!!!! U priftë fati dhe shëndeti gjithmonë”, ka shkruar Pacolli.

Në garat e xhudos ‘Tunis Grand Prix 2018’, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqi medaljen e argjendtë dhe Akil Gjakova sot ka vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së Artë pasi gjendet në finale për kategorinë deri në 57 kilogramë.