Fotolajmi

Sulmuesi me sëpatë, një refugjat 17-vjeçar

Sulmuesit i është gjetur në banesën e tij një flamur të ISIS-it dhe dyshohet të jetë sulm terrorist.

Një djalë i ri sulmoi pak para mesnatës në tren, ndërmjet Würzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt, disa njerëz me një sëpatë dhe një thikë. Nga ky sulm janë plagosur rëndë katër persona, një tjetër u plagos lehtë. 14 pasagjerë të tjerë kishin përjetuar shok, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi merret vesh se është një afgan 17-vjeçar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, të hënën në mbrëmje. Sulmuesi i mitur, sipas informacioneve paraprake, merret vesh të jetë një refugjat, i cili i pashoqëruar erdhi në Gjermani rreth dy vjet më parë.
Motivet e kryerësit janë ende të paqarta. Policia refuzoi të spekulojë në lidhje me motivet e këtij sulmi. Në ndërkohë Shteti Islamik, ISIS, sipas mediave gjermane thotë se „sulmuesi ishte një vëlla arab“, duke marrë përgjegjësinë mbi sulmin në Gjermani. Përveç kësaj, sulmuesit i është gjetur në banesën e tij një flamur i ISIS-it.