Kultura

Swikos: Kinematë shqiptare para publikut zviceran

E shtuna e 26 nëntorit hap edicionin e pestë të Festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Basel, gjatë dy ditëve të festivalit do të shfaqen 15 filma. Tradita vazhdon, kinematë shqiptare nga të gjitha trevat, po vijnë përballë publikut jo vetëm të Zvicrës por edhe të kosovarëve që jetojnë në Zvicër.

E shtuna e 26 nëntorit hap edicionin e pestë të Festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Basel, gjatë dy ditëve të festivalit do të shfaqen 15 filma.

Tradita vazhdon, kinematë shqiptare nga të gjitha trevat, po vijnë përballë publikut jo vetëm të Zvicrës por edhe të kosovarëve që jetojnë në Zvicër.

„Swikos“, është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të pestën herë me radhë, në fund të nëntorit do të mbledh bashkë sërish në Basel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Çekia dhe Gjermania, për të zgjedhur filmin më të mirë për vitin 2011.

Duke filluar nga 25 nëntori, për tri ditë resht, do të prezantohen 14 projekte filmike, pesë prej të cilave janë të regjisorëve kosovarë, katër janë të atyre zviceranë, dy prej tyre nga Gjermania, 1 nga Shqipëria, 1 nga Bosnja dhe 1 nga Çekia.

„Swikos“, i cili do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Baselit, në këtë edicion jubilar të pestin me radhë, do të zgjasë tri natë për dallim prej viteve të kaluara që ishin vetëm dy natë.

„Sivjet do të jene 3 ditë të festivalit, 2 ditë do ketë vetëm filma dhe në natën e tretë do të jetë nata e shpërblimeve“, ka thënë për Albinfo.ch, drejtori i festivalit të filmit “Swikos”, Florin Brajshori

Brajshori, thotë se këtë vit përveç nivelit organizativ dhe artistik që është në nivel më të lartë edhe konkurrenca e filmave ishte shumë e madhe dhe në të njëjtën kohë është shtuar edhe cilësia e filmave.

„Sivjet do konkurrenca ishte shumë e fortë kanë konkurruar më shumë se 100 filma, ndërsa 15 prej tyre janë zgjedhur më të mirët. Kemi të bëjmë me filma që marrin pjesë dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale botërore“, ka bërë të ditur Brajshori.

Sipas Brajshorit, festivali do të jetë një mundësi e mirë që autorët e filmave të njihen me njëri-tjetrin duke thelluar bashkëpunimin në fushën e filmit.

Përzgjedhjen e projekteve më të mira filmike do ta bëj juria në përbërje të regjisorit kosovar Isa Qosja, regjisorit zviceran, Georg Häsler Sansano dhe regjisorit nga Holanda Ernest Meholli.

Edicionin e sivjetmë të festivalit e ka sponsorizuar “SwikosArt”, Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Produksioni “Filmks” etj.

Mysafir special i festivalit do jetë aktori i njohur kosovar Enver Petrovci dhe aktorë të tjerë.

Filmi shqiptar “Për ters atë çast”, në regji të Gentian Koçit ” është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e kaluar të festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “SwiKos”.