Shkurt.ch

“Swiss” nuk do të fluturojë këtë verë në Stamboll

Sulmet terroriste dhe grushti i shtetit i dështuar në Turqi e patën detyruar kompaninë “Swiss” të pezullojë fluturimet deri në fund të korrikut. Linja ajrore njofton se ky pezullim do të zgjasë edhe gjatë kësaj vere

“Swiss” nuk do të fluturojë në Stamboll këtë verë. Pas disa sulmeve terroriste dhe tentativës të dështuar të grusht shtetit verën e kaluar, linja ajrore e kontrolluar nga gjigandi gjerman “Lufthansa” pati tërhequr në fund të korrikut fluturimet e saj në metropolin turk gjatë gjithë dimrit 2016/2017.

Sipas kalendarit të saj, “Swiss”, megjithatë, kishte planifikuar të rivendosë linjen për Stamboll për verën 2017. Kompania, e cila të enjten publikoi ofertat e saj verore, bëri të ditur se nuk do të ketë fluturime për Stamboll edhe për këtë verë.