Sport
Takimi i ardhshëm i shqiptarëve me Zvicrën në Rio 2016?
Pas ndeshjes së futbollit në Kampionatin Evropian në Francë në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, ku dy Xhakajt luajtën kundër njëri-tjetrit, është një ngjarje tjetër e madhe sportive që mund të sjellë një ndeshje në mes të sportistëve kosovarë dhe zviceranë, shkruan albinfo.ch. Mirëpo, këtë herë do të jetë plotësisht ndryshe.
Përderisa te protagonistët e lojës së futbollit kanë identitete të shumëfishta dhe në këtë diversitet të gjithë gjetën hapësirë për krenari: Shqiptarët mburren se diaspora e tyre ka arritur të mbushë radhët e ekipit helvetik me sekondot, e zviceranët mburren se ekipi i Shqipërisë ka shumë futbollistë të ndërtuar në shkollat e tyre.
Në takimin e radhës këto debate nuk do të ekzistojnë. Në Lojërat Olimpike ështe e qartë: një zvicerane me emër të qartë të një prejardhje nga Evropa Perëndimore, kundër një shqiptareje të Kosovës e lindur, e rritur dhe e ndërtuar në Kosovë, raporton albinfo.ch. Dhe, favorite është kosovarja, që tashmë mban dy tituj të kampionit evropian dhe dy tituj të kampionatit botëror.
Në Lojërat Olimpike në Rio De Janeiro, Majlinda Kelmendi, sportistja më e mirë kosovare që garon në peshë 52 kilogramë, mund të takohet me Evelyn Chopp, e kualifikuar drejtpërdrejt në Lojërat Olimpike në Rio, rezultat që është arritur në garat e fundit, kur edhe forma e saj është përmirësuar shumë.
Momentalisht, Chopp mban vendin e 17 në botë, ka fitur 45 për qind të luftërave dhe si rezultate më të mira ka një medalje të artë në Grand Pix dhe një në Grand Slam.
Në anën tjetër, Kelmendi mban vendin e parë në rang listën botërore, dhe është kualifikuar si e dyta në Lojërat Olimpike. Forma e saj është shumë e mirë që u tregua në kampionatin evropian. Kelmendi ka fituar 85 për qind të luftërave të veta.
Dy sportistet janë takuar dy herë gjatë karrierës së tyre. Të dy luftërat kanë qenë në vitin 2015 dhe që të dyjat i ka fituar Kelmendi.
“Mendoj se xhudo e Kosovës është zhvilluar shumë shpejt gjatë viteve të fundit. Kosovarët janë shumë të fuqishëm fizikisht“, ka thënë Chopp për albinfo.ch.
“Do të kisha dëshirë ta takoja Majlindën në finale të Lojërave Olimpike. Do të ishte një revansh nga Parisi. Majlinda është një nga xhudistet më të mira në këtë kategori, do të ishte nder ta takoja atë”, ka shtuar Chopp.
Në anën tjetër, Kelmendi, me dy fitore kundër Chopp, thotë se zvicerania është për respekt si xhudiste: “Vetë fakti se Evelyn është në Lojëra Olimpike dhe se me të jam takuar edhe në finale të një Grand Prix, tregon për cilësinë e xhudos së saj”, thotë për albinfo.chKelmendi.
Nuk dihet nëse këto dy garuese do të takohen drejtpërdrejt, pa dalë shorti, megjithatë takimi i tyre në finale do të ishte një lajm i mirë edhe për Zvicrën, e edhe për Kosovën.
Kosova në Lojërat OLimpike do të paraqitet me gjashtë garues, prej tyre dy xhudiste që kanë fituar normën dhe katër garues të tjerë, dy notarë, një atlete dhe një shenjëtare.
Xhudoja në Kosovë është sporti me nivelin më të lartë në skenën ndërkombtare, përveç titujve të Majlindës, Nora Gjakova bashkësportistja e saj, ka marrë medalje të argjendtë në Lojërat evropiane Olimpike, që ka qenë edhe kampionat evropian në të njëjtën kohë.
Link, lufta në mes të dy garueseve nga Parisi 2015: https://www.judobase.org/#/
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?