Sport

Tarashaj shënon golin e parë në Bundesligë

Shani Tarashaj shënoi për Eintrachtin ndaj Hamuburgut, që ishte goli i parë në Bundesligë. Ai është i huazuar nga Everton

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Shani Tarashaj, ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane, shkruan albinfo.ch.

Tarashaj ishte titullar për Eintracht Frankfurtit, që fitoi bindshëm si mysafir i Hamburgut me rezultat 3:0.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 60-të një gol të bukur, duke dyfishuar epërsinë, kurse vetëm një minutë më vonë është zëvendësuar nga Haris Seferoviq, i cili gjithashtu mbron ngjyrat e Zvicrës.

Edhe Seferoviq realizoi në këtë përballje, gjegjësisht golin e tretë në minutën e 69. Shani Tarashaj është i huazuar nga Everton në Eintracht, kurse në fillim është përballur me lëndime.