Kosova

Të promovohen  më shumë prodhimet “Made in Kosova”

Në takimin që ministri Lluka pati me delegacionin e Klubin e Prodhuesve Kosovare, u shqyrtua mundësia e fuqizimit dhe promovimit të prodhimeve Made in Kosova

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka takuar sot në dy takime të ndara me delegacionin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) dhe delegacionin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), nga të cilët ka marrë shqetësime se  informaliteti dhe problemet me energjinë elektrike, janë disa nga çështjet që pengojnë zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Ministri Lluka ka njoftuar delegacionet e AKB-së dhe KPK-së me prioritetet e MZHE-së, me ç’rast ka ritheksuar se mbështetja e bizneseve vendore përbën një prioritet të lartë dhe shtoi se në këtë linjë, bashkëpunimi me asociacionet e biznesit është shumë i nevojshëm.

Duke diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet biznesi vendor, ministri Lluka dhe kreu i AKB-së Agim Shahini janë pajtuar se duhet të punohet më shumë për qasje më të mirë në energji dhe eliminimin e barrierave për prodhuesit. Ndërkaq është kërkuar që fiskalizimi i bizneseve të ndodhë sa më shpejt.

Në takimin që i pari i MZHE-së pati me delegacionin e Klubin e Prodhuesve Kosovare, u shqyrtua mundësia thellimit të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të sektorit të prodhimit, fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova dhe nevoja e eliminimit të barrierave.

Ministri Lluka u tha të dy delegacioneve se ministra do të gjejnë partnerin e tyre institucional, për të adresuar të gjitha shqetësimet e bizneseve, të cilat pastaj do të trajtohen konform kornizës ligjore dhe institucionale, pasi konsideron se biznesi vendor është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.