Kosova

Thaçi takon presidentin Trump, merr mbështetje nga SHBA

Siç deklaron presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, presidenti amerikan ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe integrimin e  saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëshortja e tij Lumnie Thaçi janë takuar sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania. Siç deklaron presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, presidenti amerikan ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe integrimin e  saj.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebbok.

Ndryshe, Hashim Thaçi po qëndron në SHB për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.