E-Diaspora

Tifozët serbë vandalizojnë Vjenën

Tensionet paraqiten të larta në Vjenë të Austrisë ku pas humbjes së Serbisë nga Zvicra, serbët kanë thyer dhe vandalizuar qytetin, shkruan krone.at.

Sipas lajmit të publikuar nga kjo e fundit rreth 30 automjete policore, të armatosur me shkopi gome dhe mburoja, si dhe të survejuar nga një helikopter që dëgjohej deri në mesnatë, të sjellte ndërmend sikur Austria kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Zënka e serbëve ka shkaktuar dëme të mëdha, ku kanë gjuajtur me shishe xhami nëpër rrugët e kryqytetit austriak dhe kanë thyer disa dritare.

“Fajtori për këtë është fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në fund të minutave shtesë (2:1). Sikur goli i Xherdan Shaqirit ka çorientuar kundërshtarët, të cilët kanë humbur toruan duke u përleshur dhe thyer xhamat e dritareve”, përcjell albinfo.ch.

Situata tani është nën kontroll, ndërsa policia nuk jep detaje për dëmet e shkaktuara nga serbët e Vjenës.