Bota

Trump e quan kafshë Bashar al-Assad

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar presidentin rus, Vladimir Putin, shtetin rus dhe Iranin për atë që e përshkroi si “sulm i pamatur kimik”, i kryer nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ky sulm në qytetin Duma ka lënë të vdekur dhjetëra persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Assad. Do ta paguani”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter, pasi aktivistët opozitarë dhe vullnetarët kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë në qytetin e Dumas, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore, përcjell albinfo.ch.

Rusia dhe Irani e ndihmojnë në mënyrë diplomatike dhe ushtarake Qeverinë e Assadit në luftën civile, ku janë vrarë qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Edhe Bashkimi Evropian ka dënuar këtë sulm kimik, ku siç raportohet numri i të vdekurve ka shkuar në 78.