Kuriozitete
Truri i fëmijëve dëmtohet nga ajri i ndotur
17 milionë fëmijë të moshës më të vegjël se një vjeçare janë në rrezik për zhvillim të trurit për shkak të ajrit të ndotur, ka paralajmëruar agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.
Foshnjat në Azinë Jugore janë më të ndikuarit me më shumë se 12 milionë prej tyre që jetojnë në ambiente ku ajri është gjashtë herë më i ndotur se që lejohet.
Katër milionë të tjerë janë në rrezik në Azinë Lindore dhe Pacifik.
Unicef thotë se ajri i ndotur mund të dëmtojë trurin e fëmijëve dhe të shkaktojë pengesa në zhvillim, transmeton Albinfo.ch.
Një raport i kësaj agjencia ka gjetur një “lidhje mes koeficientit të inteligjencës dhe memories, rezultateve të dobëta në testime, si dhe probleme tjera neurologjike”.
Efektet e ajrit të ndotur janë të përhershme, ka thënë Unicef.
Kjo agjenci ka ftuar për përdorim më të madh të maskave të fytyrës dhe për sistemet për filtrim të ajrit dhe për moslejim të fëmijëve nëpër ambiente të hapura kur dihet se është ajri i ndotur.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale