Autotech

Twitter bllokon mbi një milion profile

Twitter ka qenë nën presion nga qeveritë e gjithë bota për të luftuar kundër xhihadistëve dhe të tjerëve që bënin thirrje për sulme të dhunshme

Twitter ka hequr mbi një milion profile që kanë “nxitur terrorizmin” nga viti 2015, duke pretenduar se përpjekjet e tyre kanë çuar në platforma për nxitje të dhunës.

Duke filluar në gusht të vitit 2015, deri tani janë hequr edhe 1.2 milion profile që kanë promovuar veprime të tilla. Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, mbi 270 mijë llogari u pezulluan, gjë që është shumë më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017. Twitter tha se 93 për qind e llogarive të pezulluara ishin “të shënuara me mjete të brendshme dhe me porosi” dhe se 74 për qind u pezulluan edhe para tre mujorit të pare, shkruan albinfo.ch.

Twitter ka qenë nën presion nga qeveritë e gjithë bota për të luftuar kundër xhihadistëve dhe të tjerëve që bënin thirrje për sulme të dhunshme, ndërsa në të njëjtën kohë të mbajë një platformë të hapur për të shprehur fjalën e lirë.