Integrimi
U mbyllet bastorja: Shqiptarët demonstrojnë para shtëpive të zyrtarëve komunalë!
Arsyeja për mbylljen nga shteti të bastores është, sipas kryetarit të Vöcklabruck-ut, Martin Gschwandter, zhvillimi i lojërave ilegale aty
Pasi që autoritetet e qytetit Vöcklabruck kanë mbyllur një bastore, një numër shqiptarësh kanë zhvilluar një protestë të palejuar para shtëpive private të zyrtarëve të qytetit, shkruan wocenblick.at. Sipas portalit, kjo protestë ishte përpjekje për t`i frikësuar punonjësit në fjalë.
Ndërkaq, arsyeja për mbylljen nga shteti të bastores është, sipas kryetarit të Vöcklabruck-ut, Martin Gschwandter, zhvillimi i lojërave ilegale aty, transmeton albinfo.ch. ndërsa drejtuesit e bastores dhe njerëzit e afërm me ta janë kundër një vendimi të tillë.
Në një video të publikuar ne youtube nga vetë protestuesit, me himnin austriak në sfond, shihen njerëz me transparente duke qëndruar para shtëpive private të personave të përmendur ndërsa njëri prej tyre, duke thirrur me megafon.
Njëri nga këto aksione të vogla është zhvilluar para shtëpisë së shefit të sektorit për siguri të Vocklabruck-ut, siç e tregojnë vetë postuesit e videos.
Demonstruesit në sloganet e tyre flasin për “zyrtarë të korruptuar” të qytetit dhe për “shpërdorim të tatimeve përmes arbitraritetit të zyrtarëve”.
Drejtuesit e bastores kanë bërë edhe ankesë judirike para Gjykatës Administrative të Landit të Austrisë së Epërme, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë autoriteteve të qytetit. Kjo ka bërë që ata të protestojnë edhe jashtë kornizave të lejuara ligjore, duke ushtruar presion mbi punonjësit e shërbimit publik.
Sipas një raportimi televiziv të ORF, familjet me fëmijë të vegjël, banorë të shtëpive para të cilave është protestuar, kanë pasur frikë nga e gjithë kjo. Por policia i ka shuar demonstratat.
Tash ndaj protestuesve do të ngrihen padi për detyrim dhe shpifje. “Ne u kemi bërë thirrje organeve kompetente që të veprojnë në mënyrë knsekuente kundër gjithë kësaj”, ka thënë Gschandtner.
Albaner demonstrieren Illegal vor Häusern von BH-Mitarbeitern
Albaner demonstrieren Illegal vor Häusern von BH-Mitarbeitern
Albaner demonstrieren Illegal vor Häusern von BH-Mitarbeitern
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor