Shkurt.ch

Ushqimi dhe pijet që ju mungojnë kur largoheni nga Zvicra

Në vendin e parë sigurisht se nuk është e vështirë për ta qëlluar. Është djathi zviceran që ju mungon të gjithëve. Pavarësisht se ku shkoni dhe provoni lloje të ndryshme, nuk do të gjeni sikur djathi zviceran

Kur të shkoni në një vend të ri, atëherë një nga përfitimet është që të eksploroni ushqimin dhe pijen lokale.

Por, disa gjëra ju mungojnë kur të largoheni dhe dëshironi t’i merrni me veti kur të ktheheni përsëri në shtëpi.

“Thelocal.ch” ka folur me lexuesit dhe kontribuuesit se çfarë ju mungojnë kur largoheni nga Zvicra. Dhe rezultatet janë interesante, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e parë sigurisht se nuk është e vështirë për ta qëlluar. Është djathi zviceran që ju mungon të gjithëve. Pavarësisht se ku shkoni dhe provoni lloje të ndryshme, nuk do të gjeni sikur djathi zviceran.

Mish i thatë, mish i përzier, Rösti, Lëng molle, korasantet, çokollata, ëmbëlsirat, piper i kuq janë disa nga ushqimet më të mira në Zvicër, që do të ju mungojnë kur të largoheni.