Kosova

Uta e “Himalajeve”, ambasadore e “BONEVET”

Z. Vllaznim Xhiha përmes Fondacionit "Unë e du Kosovën" ka mbështetur fushatën e Uta Ibrahimit “Ekspedita për pushtimin e 14 majeve të Himalajeve” në platformën për crowdfunding Kosova Ideas

Shqiptarja e parë dhe e vetme deri tash që ka pushtuar Everest-in, majën më të lartë në botë, Uta Ibrahimi vizitoi sot fondacionin BONEVET Prishtina ku u mirëprit nga themeluesi i Fondacionit “BONEVET” dhe atij “Unë e du Kosovën”, Vllaznim Xhiha si dhe nga Menaxherja e Marketingut në BONEVET Prishtina, Njomza Dragusha, thuhet në një komunikatë të “BONEVET”.

BONEVET Prishtina ka kënaqesinë të njoftojë gjithashtu që me këtë rast Uta Ibrahimi u emërua ambasadore e BONEVET në Kosovë dhe jashtë saj, duke u bërë kështu pjesë e listës së gjerë të miqve të Fondacionit BONEVET.

Si Ambasadore e BONEVET-it Uta Ibrahimi do të ndihmojë BONEVET-in në promovimin e vlerave të saj. BONEVET është ndërtuar mbi vlerat e bazuara në barazi dhe në shpërndarjen e barabartë të resurseve dhe njohurive.

Z. Vllaznim Xhiha përmes Fondacionit “Unë e du Kosovën” ka mbështetur fushatën e Uta Ibrahimit “Ekspedita për pushtimin e 14 majeve të Himalajeve” në platformën për crowdfunding Kosova Ideas. “Ekspedita për pushtimin e 14 majeve të Himalajeve” është një projekt i Uta Ibrahimit që ka për synim mbledhjen e fondeve për t`i pushtuar të katërmbëdhjetë majat e Himalajeve, dhe për të ngritur flamurin e Kosovës në të gjitha këto maje.

Ndryshe Uta Ibrahimi ia ka kushtuar jetën e saj natyrës dhe promovimit të Kosovës dhe të maleve të Kosovës. Ajo ka pushtuar Everestin (8,848m) dhe Manasulun (8,163m), dy nga majat më të larta në vargun e Himalajeve.

Ekspeditat e saj e dërguan atë edhe në male të shumë vendeve të botës, si Musala, 2,925m (Bullgari); Olimpi, 2,918m (Greqi); Jezera, 2,694m (Shqipëri); Triglavi, 2,998m (Slloveni); Tito VRV, 2,745m (Maqedoni); Gjeravica, 2,656m (Kosovë) e te tjera.

Për të mësuar më shumë dhe për të përkrahur projektin “Ekspedita për pushtimin e 14 majeve të Himalajeve” të Uta Ibrahimit ju mund të  klikoni ne linkun më poshtë të Kosova Ideas:

https://kosovaideas.com/campaign/detail/385