Sport
Vazhdojnë spekulimet për super talentin shqiptar
Ekipi gjerman Hamburger SV dëshiron të sjellë na radhët e veta super talentin shqiptar të FC Basel, Xherdan Shaqiri (19). Pasi Shaqa kushton shumë para, ekipi në fjalë do të duhet ta paguajë mirë nga arka e tij.
Për momentin, Xherdan Shaqiri është i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen vendimtare të së shtunës kundër Bullgarisë. Por, në ndërkohë, në Gjermani ai gjithnjë mbetet një temë e nxehtë. Siç informon portali gjerman “bild.de”, Hamburger SV dëshiron ta sjellë Shaqën me çdo kusht në radhët e veta. Xherdani është përcjellur gjatë ndeshjes së të dielës në mes të FC Basel dhe GC nga trajneri i HSV, Michael Oenning. Por, problem mund të jetë çmimi i 19-vjeçarit shqiptar, pasi ai kushton 10 milionë euro, ndërsa HSV nuk ka të holla. Zgjidhjen për këtë, ekipi gjerman i Bundesligës e sheh në shitjen e dy lojtarëve, Mladen Petriç (30) dhe Eljero Elia (23), në mënyrë që të mund të blihet Shaqa.
Mbetet të shihet nëse Shaqiri ka prioritet nga shefi sportiv i ekipit të HSV, Frank Arnesen, i cili këtyre ditëve do të planifikojë sezonin e ardhshëm. Interesi i HSV për Shaqirin është i kahmotshëm. Qysh gjatë verës së kaluar, HCS Hamburger e kishte vëzhguar sulmuesin shqiptar.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën