Lajme

Vazhdon riatdhesimi: 50 shqiptarë dëbohen nga Beneluksi

Më shumë se 50 shqiptarë, pa leje qëndrimi, do të kthehen sot në Shqipëri nga Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Ata do të kthehen në aeroportin e Tiranës

Pas një operacioni të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex do të riatdhesohen në Shqipëri, 52 azilkërkues të cilët qëndronin me dokumente të parregullta në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg. Policia bën me dije se ata do të mbërrijnë sot në aeroportin e Rinasit.

Ata do të shoqërohen nga punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare për në Tiranë. Ndryshe, të gjithë azilkërkuesit nga Shqipëri, Kosova dhe e vendet tjera ballkanike që qëndrojnë pa leje qëndrimi në BE, do të riatdhesohen.