Kultura

Vështirë të harrohen rrënjët

Në kopshtin e tij të gjerlbërm në Verdets, shqiptari  Jacques Gjini i kishte ftuar rreth njëqind fqinj e miq të tij për të zbuluar romanin e tij të parë, të inspiruar nga jeta e tij përplot emocione. I njohur mirë në rajon, autori ia ka përkushtuar shkrimin fillimit të një karriere teknike, duke përfunduar në amarrjen e një diplome të filozofit: “Prej këtu fillon një jetë pa logjikë”, precizon ai, për të përditshmen franceze “Sud Ouest”.

Drejtor shumëvjeçar i qendrës së zjarrfikësve MJC e qytetit Oloron, pastaj kryetar i disa shoqatave të tjera, Jacques Gjini ishte gjithnjë një mbrojtës i natyrës dhe ambientit jetësor. Një gjë të tillë e dëshmon edhe pasioni i tij për peshkim. I gjashti me radhë nga një familje me dhjetë fëmijë, Jacques Gjini u lind nga prindër me prejardhje nga Shqipëria, vend të cilin ai e vizitoi disa herë gjatë jetës. Me shkrime, Jacques tashmë shumë kohë ka krijuar ide të ndryshme. Origjinën e tij, prindërit e tij, shumë ngjarje ende të freskëta në memorien e shpirtit të tij, të gjitha këto e kanë orientuar në lindje të një libri të titulluar “Salto mbi Detin Jon”. “Salto është një kërcim gjimnastik që mund të jetë para ose pas, por i cili udhëton rregullisht në drejtim të njëjtë”, shpjegon autori me një ton optimist, me të cilin rregullisht shquhet gjatë shkrimeve të tij. “Unë e vendosi një vështrim kurreshtar në ekzistencën time, ofroj një rrugëtim pa justifikim, një zbulim paska i zhgënjyer i një sfondi herë të trishtuar e herë serioz. Unë i imagjinoj historitë origjinale, më pas mendoj në personazhet e kësaj historie”, vazhdon Jacques.

Ky është ai përcaktim që e thekson ai në romanin e tij prej 500 faqeve. Për heroin e librit, gjithçka fillon me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, pas vendimit të tij që të kërkojë origjinën e tij. Ai do të jetojë disa periudha të mbushura me takime dhe zbulime. Ai do të qëndrojë në masivin qendror, do të jetë banor i Londrës, do të qëndrojë në Çad, do të udhëtojë në Amerikën Jugore dhe do të përfundojë në Shqipëri, në vendin e etërve të tij. “Shumë interesant, gjëra të rastësishme kam përjetuar në ato momente, ngjarje tronditëse në Libi, në Kosovë, në Darfur, në Ballkan. Historia gjithnjë po përsëritet, me përjashtim se atëherë flitej shumë për Shqipërinë, ndërsa sot asgjë. Nëpërmjet këtij libri unë jam munduar rë zbuloj dhe të kuptoj se pse ky vend është i pakuptueshëm, thotë Jacques.

Qysh në vitin 1985, Jacques Gjini kishte rrëfyer për vendin e etërve të tij, pasi ai kishte qenë disa herë atje. “Pas gjendjes dëshpëruese ekonomike që mbizotëronte para Luftës së Dytë Botërore, prindërit e mi kishin vendosur që të jetojnë në Francë, me shpresë se një ditë do të kthehen përsëri në Shqipëri”, deklaron autori. Por, në vitin 1939, Italia gashiste e pushton territorin shqiptar, duke vendosur një influencë ekonomike e politike.

Që nga viti 1946, fillon një regjim i gjatë komunist, centralist e totalitar. Jacques Gjini shkoi atje vetëm pas rënies së komunizmit, në vitin 1989 dhe qëndroi në Vlorë. “Është qyteti i lindjes i prindërve të mi në 150 kilometra distancë nga kryeqyteti Tirana. Atje munda të njoftohem me rreth 50 kushërinj”, përfundon Jacques Gjini. Që atëherë, Gjini rregullisht organizon misione humanitare në Shqipëri, së bashku me mjekun Gérard Darsonville.

Libri “Salto au-dessus de la mer Ionienne” është në shitje në “Petite Librairie”, ndërsa çmimi është 24 euro.