Autotech

Vetura e parë fluturuese në botë

Për të pasur këtë makinë nuk mjaftojnë vetëm paratë, por duhet edhe një licencë piloti avioni

Teknologjia ka përparuar aq shumë, saqë do të dalin në treg edhe veturat fluturuese.

Me çmim prej më shumë se 100 mijë euro, Samson Motors do të nxjerrë në shitje javën e ardhshme automjetin e parë fluturues që mund të udhëtojë me një shpejtësi deri në 321 km/h dhe që mund të fluturojë deri në 4000 metra lartësi, përcjell albinfo.ch.

Ka vend për dy persona, një kabinë të gjerë dhe fuqi sa të një veture Corvette të vitit 2017.

Për të pasur këtë makinë nuk mjaftojnë vetëm paratë, por duhet edhe një licencë piloti avioni.

Pra, duhet të jeni pilot për ta drejtuar, derisa pritet të jetë një risi mjaft e këndshme për adhuruesit e pilotëve dhe veturave.