Kuriozitete
Vidhet shishja më e shtrenjtë e vodkas
Policia daneze është duke hetuar vjedhjen e një shishe vodka që besohet se është më e shtrenjta në botë. Ajo kushton rreth 1.3 milion dollarë.
Shishja, e bërë nga ari dhe argjendi dhe me diamant, ishte në huazim në një bar në Kopenhagë që mban koleksion vodkash.
Pronari i barit, Brian Ingberg, ka thënë se shishja kishte marrë pjesë në një episod të trilerit “House of Cards”.
Policia thotë se nuk e di nëse hajni, i cili kreu vjedhjen të martën, kishte thyer derën apo kishte një çelës, transmeton Albinfo.ch.
Ingberg, pronari i barit Cafe 33, ka thënë se e kishte huazuar këtë shishe nga kompania nga Letonia, Dartz Motor Company.
“Ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, por jo edhe më”, ka htënë ai.
Prodhuesi i veturave luksoze Russo-Baltique besohet se kishte krijuar vodkan për të përkujtuar njëqindvjetorin e kompanisë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










