Autotech

Volvo XC60, vetura më e sigurt

Vetura që kushton rreth 40 mijë dollarë shkëlqeu për mbrojtje të pasagjerëve përpara dhe anash

Volvo XC60 është vetura më e sigurt aktualisht në treg, sipas rezultateve të fundit.

SUV-i gjigant mori pesë yje, maksimum, në testimet e EURO NCAP dhe pati gati 100 për qind në dy kategori, transmeton Albinfo.ch.

Vetura që kushton rreth 40 mijë dollarë shkëlqeu për mbrojtje të pasagjerëve përpara dhe anash.

Modeli më i ri i kompanisë është i pajisur me teknologjinë më të re asistuese dhe mbrojtëse për njerëzit që gjenden brenda në të.

Ndër veturat më të sigurta për vitin 2017 ishin edhe Volkswagen Arteon, T-Roc dhe Polo. Po ashtu ishte dalluar edhe Opel Crossland X dhe Subaru XV.