CH-Ballkani

Wildermuth: Uniteti shqiptar është qëllim legjitim, një standard europian

Eksperti për shqiptarët, gjermani Andreas Wildermuth, thekson se “Kosova dhe Shqipëria kërkojnë unitetin sa më shumë të jetë e mundur”. Ky është “një qëllim legjitim, sepse atyre nuk mund t’ju mohohen rregullat që janë standarde të BE”.

Të pavërejtur nga të huajt, Shqipëria dhe shteti i banuar kryesisht vetëm me shqiptarë Kosova, po afrohen gjithmonë e më tepër me njëri-tjetrin, shkruan zviceranja SDA. Njëherë ideja e presidentit të përbashkët, tani zyrtarisht dogana e përbashkët për shumë media të huaja paraqitet si mundësi e zbatimit të projektit të “Shqipërisë natyrale”.

Bëhet fjalë për gjashtë milion banorë

Në gjashtë rajonet shqiptare jetojnë rreth gjashtë milion banorë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, Lugina e Preshevës dhe Malin e Zi. Eksperti për shqiptarët, gjermani Andreas Wildermuth, thekson se “Kosova dhe Shqipëria kërkojnë unitetin sa më shumë të jetë e mundur”. Ky është “një qëllim legjitim, sepse atyre nuk mund t’ju mohohen rregullat që janë standarde të BE”.

Por ndryshe e shohin këtë fqinjët e shqiptarëve, të cilët shqetësohen nga “Shqipëria e madhe”. Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin theksoi se “të gjitha shtetet e Ballkanit kanë arsye për shqetësim.” Kjo ide, për të është e “keqe” dhe duhet të shmanget me të gjitha forcat.

Një projekt të bashkimit të shqiptarëve e ka edhe një ndër partitë më të mëdha në Kosovë, Vetëvendosja.