Sport

Xhaka e Mehmedi flasin për përballjen me Irlandën e Veriut

Zvicra do të përballet me Irlandën e Veriut në “Play-off” për kualifikimet e Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.

Sfidat që do të zhvillohen në muajin nëntor janë cilësuar si aspak të lehta për zviceranët që në grup kishin nëntë fitore dhe një humbje.

Menjëherë pas shortit, ‘Blick’ ka folur me disa nga lojtarët e Zvicrës, në mesin e tyre edhe dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne. Do të jenë dy ndeshje spektakolare. Nuk do të jetë lehtë. Ata kanë tifozë të zjarrtë”, ka thënë mesfushori Xhaka.

“Nuk do të jetë aspak lehtë. Është një kundërshtar shumë i vështirë, sidomos kur luan në shtëpi, por për të shkuar në Kupën e Botës duhet t’i mundim”, deklaroi Mehmedi.