Sporti
Xhaka e Mustafi nuk i frikësohen Bayernit
“Stërvitja e fundit para super ndeshjes kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Jemi në formë të mirë dhe të etur për fitore. Gati që të japim më të mirën tonë në Alianz Arena”, është shprehur Xhaka

Sonte Arsenalin e pret një ndeshje shumë e vështirë në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munichut në “Allianz Arena”, por Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka nuk i frikësohen aspak skuadrës gjermane, shkruan albinfo.ch.
Bayerni ka qenë shumë më i mirë se Arsenali në vitet e fundit, duke mos pasur shumë probleme për ta eliminuar skuadrën londineze.
Mustafa ka thënë se do të jetë vështirë, megjithatë, jo e pamundur për të fituar. “Është hera e parë për mua, por e di se Bayerni rregullisht ka eliminuar Arsenalin qe disa vjet. E dimë që Bayerni do të jetë vështirë të eliminohet, por ne e dimë se nëse luajmë me potencialin tonë, mund ta mposhtim”, ka thënë Mustafi për mediat angleze.
Granit Xhaka thotë se janë të etur për fitore, duke i dërguar sinjale nikoqirëve se udhëtojnë për rezultat pozitiv. “Stërvitja e fundit para super ndeshjes kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Jemi në formë të mirë dhe të etur për fitore. Gati që të japim më të mirën tonë në Alianz Arena”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Të tjera nga Sporti
E-Diaspora
-
Kapen dy kosovarë në Tirolin Jugor Forcat e rendit kanë kapur në Tirolin Jugor dy persona nga Kosova, shkruajnë mediat lokale të...
-
Fillon gjykimi i pesë shqiptarëve që shisnin “Adidas”, “Armani” apo “Gucci” me gramë
-
Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri shfaqet në Linz të Austrisë
-
Pesë ditë pasi u largua nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA
-
Gjithçka nis në Greqi
Bandilli shqiptar rrëmben zemrën e vajzës nga Lihtenshtajni, më pas ajo ndryshon seksin
Jeta në Zvicër
-
Fshati që ofronte të holla në Zvicër, tani ka familjen e parë Me shuma marramendëse të hollash, fshati Albinen me 240 banorë në Valis ka tërhequr banorë të...
-
Shoferët më të dobët janë në Tessin
-
Pas humbjeve, nisin fitimet e Credit Suisse
-
Zjarr mbi çatinë e UBS Cyrih
-
Kosta Rikë
Mbytet fëmija tetëvjeçer zviceran