Sport

Xhaka në mesin e më të mirëve

Graniti u zgjodh edhe dy herë futbollisti i ndeshjes, ndaj Shqipërisë dhe Francës

 

Pas përfundimit të fazës së grupeve, ‘Goal.com’ ka publikuar edhe formacionin më të mirë deri më tani të Kampionatit Evropian, ku bën pjesë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.

Xhaka, i cili luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, ishte edhe i dyti me pasime të sakta në këtë Evropian dhe para tij ishte vetëm Toni Kroos. Graniti u zgjodh edhe dy herë futbollisti i ndeshjes, ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Xhaka në mesfushë është së bashku me Andres Iniesta dhe Marek Hamsik, kurse në sulm janë Dimitri Payet, Alvaro Morata dhe Gareth Bale. Portier është McGovren, ndërsa në mbrojtje Srna, Bonucci, Pazdan dhe Hektor.