Turizëm

Xhevahiret e Shqipërisë, ende për t’u zbuluar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në “Facebook” një video me vendet më të bukura të Shqipërisë që ende nuk janë zbuluar.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video mbi xhevahiret ende për t’u zbuluar të Shqipërisë. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri shqiptar poston rregullisht video e fotografi me vendet e bukura të Shqipërisë, si dhe shkrime të mediave ndërkombëtare për bukuritë e Shqipërisë.