Integrimi
Ylfete Fanaj: Jam besimtare por nuk e praktikoj fenë
Unë nuk ndjehem e diskriminuar. Por ajo që më preokupon janë klishetë shumë të ngulitura që njerëzit kanë për islamin. Një grua myslimane nga shumë kush konsiderohet si një person që duhet shpëtuar
Revista “MM” (Migros Magazin) e kompanisë më të madhe zvicerane të shitjes me pakicë “Migros”, e cila shpërndahet gratis në të gjiha amvisëritë e vendit, në faqen e saj të parë ka vendosur deputeten e kantonit të Lucernit dhe kandidate për zgjedhjet nacionale, Ylfete Fanaj. Ajo kësaj here prezantohet në kontekstin e temës mbi myslimanët e suksesshëm në Zvicër, krahas disa pesonaliteteve publike me përkatësi myslimane.
“Kam ardhur në Zvicër në moshën 9 vjeçare nga Kosova. Gjithë atë që më lidh me religjionin, e kam mësuar nga nëna. Si për shembull lutjet e rastit që më përcjellin në përditshmëri. Jam besimtare por jo religjioze dhe nuk e mbaj as Ramazanin. Për herë të parë kam hyrë në një xhami kur kam qenë 24 vjeçe dhe kjo ka ndodhur derisa isha si turiste në Irlandë, gjatë qëndrimitpër mësimin e gjuhës.
Unë nuk ndjehem e diskriminuar. Por ajo që më preokupon janë klishetë shumë të ngulitura që njerëzit kanë për islamin. Një grua myslimane nga shumë kush konsiderohet si një person që duhet shpëtuar. Nje shoqe imja që kishte vendosur të vinte shami,përnjëherë kishte parë se fqinjtë nuk e përshëndetnin më. Të tjerët habiteshin se si ajo vazhdonte të ngiste biçikletën osetë shkonte për shetitje në male.
Kush e ndjen refuzimin kolektiv tërhiqet më tepër brenda qarkut të vet kulturor dhe nuk integrohet. Në veçanti të rinjtë që në fazën e pubertetit gjenden në një fazë të vështirë reagojnë fuqishëm ndaj refuzimit që u büehet. Në këtë mënyrë atyre u imponohet një rol të cilin nuk e duan aspak, dhe kjo në rastin më të keq bëhen pre e përshtatshme për indoktrinim me ekstremizëm.
Revista Migros Magazin ka një tirazh mesatar prej më shumë se një milion kopjesh dhe vlerësohet se lexohet nga më shumë se 2 milionë lexues.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?