Sport

Young Boys në sekondat e fundit mposhti Skënderbeun

Assale në minutën e 95-të shënoi për 2:1, edhe pse ishin akorduar katër minuta shtesë

Skuadra zvicerane Young Boys në sekondat e fundit ka fituar ndaj Skënderbeut të Korçës me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.

Në Bernë ishte krijuar një atmosferë fantastike, me mbështetës të shumtë për skuadrën korçare. Shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër duke përkrahur Skënderbeun, ndërsa në stadium ushtonin shpesh thirrjet ‘Kush s’kërcen, nuk është shqiptar”.

Në minutën e 51-të, Enis Gavazaj shfrytëzoi më së miri një rrëmujë në zonë dhe kaloi korçarët në avantazh.

http://www.dailymotion.com/video/x6ba1hz

Kundërpërgjigjen menjëherë zviceranët, që barazojnë rezultatin me anë të Hoaraut, që shfrytëzon një krosim në zonë.

http://www.dailymotion.com/video/x6ba1m4

Assale në minutën e 95-të shënoi për 2:1, edhe pse ishin akorduar katër minuta shtesë. Ai u gjend më së miri në zonë, pas një goditje nga këndi, duke sjellë gëzim të madh te vendësit.

http://www.dailymotion.com/video/x6ba35d

Young Boys e përfundoi aventurën në këtë garë në vendin e tretë me gjashtë pikë, derisa Skënderbeu i katërti me pesë.