Kosova

Zaev: I lumtur që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Haradinajn është deklaruar edhe rreth rastit ‘Kumanova’.  Ai ka thënë se ka kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur i lumtur që është shefi i parë i qeverisë maqedonase që viziton Kosovën. Zaev ka shkruar në Facebook se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale në të gjitha nivelet, duke shtuar se vizita e tij ka për qëllim thellimin e këtyre marrëdhënieve.

“Jemi këtu për të bërë një hap përpara: për krijimin e mundësive të reja në thellimin e marrëdhënieve. Jam i lumtur që janë kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Ndryshe, për nder të kryeministrit maqedonas është rreshtuar garda e FSK-së, kurse kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar tepihun e kuq.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Haradinajn është deklaruar edhe rreth rastit ‘Kumanova’.  Ai ka thënë se ka kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast, raporton lajmi.net.

“Nuk duhet që kjo çështje të mbetet pengesë në marrëdhëniet tona aty u vranë edhe disa policë do të ketë hetim ndërkombëtar”, është shprehur Zaev.