Kosova

Zbulohet busti i heroit kombëtar, Skënderbeut, në Gjilan

Haziri: “Në këtë vend, heroi më i madh i yni si figura më e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme"

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, i cili u vendos para Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Në këtë vend, heroi më i madh i yni si figura më e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejtë e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë  Haziri.

Po ashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët tha se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.