Uncategorized
Zgjedhjet lokale rikonfiguruan skenën politike
Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë dëshmuan përcaktimin e qytetarëve, që me votën e tyre të ndikojnë në disa ndryshime të nevojshme në skenën politike, kanë vlerësuar analistët e ndryshëm.
Sipas tyre, skena politike pas këtyre zgjedhjeve, po i nënshtrohet një lloj rikonfigurimi, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuar 100 për qind të vendvotimeve.
Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre me postë dhe personave me nevoja të veçanta, përcjell albinfo.ch.
Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë.
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka fituar 50,14, ndërkaq kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,86. Kandidati i Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 të votave.
Sipas KQZ-së, pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.
Analisti i çështjeve politike Artan Muhaxheri thotë për “Radion Evropa e Lirë” se në këtë proces zgjedhor u dëshmua që elektorati në Kosovë është më i avancuar sesa partitë politike.
Ndërkohë, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, vlerëson se zgjedhjet lokale të këtij viti sjellën rikonfigurim të skenën politike të Kosovës dhe po ashtu një qasje të re të votuesve ndaj përgjegjësisë që kanë për votën që e hedhin në kutin e votimit.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje Drejtësia ushtarake konsideron se vdekja e një ushtari të martën në terrenin e parakalimit të Bremgarten...
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën